Haki Abazi nuk tregon shenja tërheqjeje nga ideja e reciprocitetit

  • 4 years ago
Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë ? Serbi deklaroi të dielën se heqja e tarifave ndaj mallrave serbe që nga nesër, do të ishte një fillim i mbarë për më shumë përparim.


Ai i bëri këto komente në llogarinë e tij në Twitter, duke i bërë jehonë deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili kërkoi të hiqen tarifat plotesisht, ashtu siç kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mustafa shkroi në rrjetet sociale se aktualisht ?tarifa objektivisht mbetet vetëm si relike e cila po i shërben Serbisë të paraqitet si viktimë në arenën ndërkombëtare dhe disave në Kosovë si mjet i vetëm i një kauze të paqëndrueshme politike.

Askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës?. Por ndërkohë, zëvëndeskryeministri i Kosovës, Haki Abazi nuk tregoi shenja tërheqjeje nga ideja e reciprocitetit, çka dëshmon se brenda partnerëve të koalicionit qeverisës, ka mospërputhje lidhur me linjën që do të ndiqet.

Propozimi i Kurtit nuk është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat thanë se nuk i përkrahin masat gjysmake dhe se tarifat duhet të hiqen tërësisht, ndërsa BE-ja u shfaq me qëndrim më të butë duke mirëpritur vendimin e kryeministrit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Abazi#Reciprocitet#TopChannel

Recommended