Putin: Nuk duam luftë me askënd, por…

  • 4 years ago
Vladimir Putin deklaroi se Rusia nuk ka ndërmend të bëjë luftë me askënd, por ai kërkon që t`i bindë vendet e tjera të mos i hyjnë rrugës së konfliktit me Moskën.


Komentet që shefi i Kremlinit bëri për agjencinë e lajmeve Tass, vijnë në kohën e një përshkallëzimi të ndjeshëm të tensioneve në Idlib të Sirisë, ku Rusia po mbështet forcat e regjimit sirian kundër Ankarasë. 19 ushtarë sirianë u vranë të dielën nga sulmet turke me dronë. Në shënjestrën e bombardimeve kanë qenë një autokolonë dhe një bazë ushtarake, ndërsa mësohet se forcat turke kanë rrëzuar edhe dy avionë luftarakë sirianë. Rusia, mbështetësja kyçe e qeverisë siriane, e bëri të qartë se nuk mund të garantojë sigurinë e mjeteve ajrore turke në hapësirën ajrore siriane.

Situata në Idlib u përshkallëzua ndjeshëm javën e kaluar kur të paktën 33 ushtarë turq humbën jetën nga një sulm ajror i trupave te Assadit. Ai moment bëri që tensionet të shpërthenin hapur edhe mes Turqisë e Moskës. Të shtunën, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri të ditur se Rusisë i është kërkuar të mos përfshihet në konfliktin turko-sirian. ? Nuk e kuptojmë se çfarë pune kanë rusët këtu?, ishte komenti i kreut të shtetit turk. Erdigan shtoi se Turqia nuk është në kërkim të ndonjë aventure apo mundësie për të zgjeruar kufijtë, por thjesht po mbron integritetin e vet territorial kundër regjimit të Assadit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turkey#VladimirPutin#TopChannel