Ora News - Taksistët mashtrojnë emigrantët afgan, u nisën për në Shkodër por i çojnë në Vlorë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një grup emigrantësh nga Afganistani, që kanë hyrë klandestinë në Shqipëri, janë mashtruar nga taksistë shqiptarë. Emirantët, të ardhur para një jave në Shqipëri, kishin lënë kampin në Tiranë dhe ishin nisur drjet Shkodrës.
Por, taksistët të cilët kishin marrë emigrantët, në vend të Shkodrës, i kishin çuar drejt Vlorës. Emigrantët shprehen se kishin paguar nga 700 euro për të mbërritur deri në Shqipëri.

Emigranti afgan: Ne ishim në kamp në Tiranë. Morëm një taksi për të shkuar në Shkodër. Taksia na solli këtu dhe na tha që këtu është Shkodra. Më pas taksia iku. Ne i thamë shoferit të taksis se duam të shkojmë në Shkodër. Ishin tre taksi, ato na sollën këtu. Kemi paguar 700 euro. Jemi nga Afganistani. Këtu kemi një javë, kemi qëndruar në kamp në Tiranë. Tani duam të shkojmë në Shkodër.

Emigrantët i kanë zbritur në autostradën Vlorë-Fier dhe më pas janë larguar. Mes emigrantëve të ardhur nga Afganistani, ka pasur edhe gra e fëmijë, të cilët më pas janë nisur në këmbë për të shkuar përsëri në Shkodër.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/taksistet-mashtrojne-emigrantet-afgan-u-nisen-ne-shkoder-por-i-cojne-ne-vlore

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended