KORÇË- Një fuoristradë që transportonte refugjatë sirianë ka dalë nga rruga duke u përmbysur në një arë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 refugjatë sirianë. Në makinë gjithsej mësohet të kenë qenë 4 refugjatë. Sipas policisë drejtuesi i makinës nuk i është bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar, por më pas ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
2 prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa shoferi është ndaluar nga policia.