Ora News - Çela “u tërheq veshin” drejtuesve të prokurorive: Sukses i mangët

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ishte i pranishëm në analizën vjetore të prokurorive të apelit në qytetet e veriut të vendit. Gjatë fjalës së tij, Çela u shpreh se prokuroritë nuk kanë më pak kompetenca seç kishin para se të krijohej SPAK. Ndaj, ai u kërkoi atyre të jenë më efikase, duke kritikuar edhe punën e deritanishme. Çela shprehi pakënaqësi me rezultatet në lidhje me hetimin e veprave penale.

?Hetimi për çështjet penale ka pasur sukses të mangët. Duhet të grumbullojmë prova te krimi financiar. Duhet të aplikojmë ligjin anti-mafia. Shkodra, Lezha dhe Kukësi kanë forma të ndryshme krimi. Ju keni përvojën për ta bërë përballjen në mënyrën e duhur?, tha Kryeprokurori.

Çela, u kujdes që në krye të herës të theksojë se organi i akuzës është në fazë rikonstruksioni.

?Jemi në fazë rikonstruksioni. Duket se më SPAK relativizohen prokuroritë por në fakt ne jemi depozita e madhe që të dërgon në rrjetet kriminale. Prej jush duhet të rriten metodat speciale të hetimit. Janë momente shumë të rëndësishme pasi ju duhet të perfeksiononi metodikat. Pastrimi i parave është një fushë tjetër objektivi?, tha ai.

Në analizën vjetore të prokurorive në qarqet veriore të vendit ishin të pranishëm edhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që ju kërkuan prokurorëve të parashtrojnë problematikat që kanë. Prokuroria e shkallës së parë në Shkodër ka në organikën e saj 19 prokurorë, por vetëm 11 ? 12 prej tyre kanë arritur të hetojnë çeshtjet e ngarkuara, duke shkaktuar vonesa në trajtimin e çeshtjeve dhe mbingarkesë u tha në analizën vjetore, ndërsa u lanë detyrat për vitin që ka nisur me fokus të veçantë tek ngjarjet e rënda dhe personat me preçedent penal.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/cela-u-terheq-veshin-drejtuesve-te-prokurorive-sukses-i-manget

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp