LSDM dhe Lëvizja BESA zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor

  • 4 years ago
Zaev dhe Bilalli menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor u shprehën se ky akt paraqet një akt historik.

?Kjo është një ditë historike. Më marrëveshjen e sotme presin që votuesit shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të qenë anëtarë të një koalicioni qeverisës. Ky koalicion është vazhdimësi e trenit të NATO-s që do të na anëtarëso edhe në Bashkimin Evropian?, deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

Ndërsa kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se shoqëria jonë po përmirësohet për të mirë. Koncepti qytetar ?një shoqëri për të gjithë, po i mposhtë stereotipet?.

?Kjo sot një është moment i ri historik për demokracinë dhe pluralizmin. LSDM-ja sot shpall koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen BESA. Me këtë karakterin multietnik të Maqedonisë e shndërrojmë në program të përbashkët. Ndërtojmë shtet që ka shanse për të gjithë, edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, boshnjakët, serbët, vllehët dhe të tjerët?, tha Zaev.