Maskat në fytyrën e udhëtarëve që hyjnë në Rinas janë dëshmi se frika nga koronavirusi nuk është vetëm për qytetarët shqiptarë. Këta janë pasagjerët që kanë udhëtuar me avionin e linjës Torino-Tiranë. Shumica prej tyre mbajnë maska në fytyrë, pasi vijnë nga vendi i tretë me më shumë raste të infektuarish nga koronavirusi. Shqipëria nuk ka ende asnjë person të prekur nga koronavirusi, por kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt. Tashmë në të gjitha pikat e kalimit kufitar pasagjerët i nënshtrohen verifikimeve nëse janë të prekur nga koronavirusi i ri. Të njëjtën procedurë ndjekin edhe pasagjerët që udhëtojnë përmes aeroportit ?Nënë Tereza?.