Milloshovski dorëzoi “bombën” e dytë në Prokurori

  • 4 years ago
Deputeti, Antonio Milloshoski, për të dytën herë me radhë brenda një jave te prokurorja Villma Ruskoska. Ai sot dorëzoi ?bombën? e re, bisedën e incizuar të cilën të dielën e publikoi nga selia e partisë. Bisedën që e publikoi, e për të cilën pohonte se bëhet fjalë për një takim në të cilin Zoran Zaev flet për ish prokuroren speciale, Katica Janeva, ish kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, për ligjin për Prokurori publike si dhe për betejën mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Tani ai pret nga Ruskoska të veprojë.