Filipçe: Udhëtari nga Dubai nuk ka koronavirus

  • 4 years ago
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se personi që po testohej për koronavirus që kishte udhëtuar në Dubai para gjashtë ditëve ka rezultuar të jetë negativ dhe nuk është infektuar me koronavirus. Filipçe edhe njëherë apeloi që të anulohen të gjitha udhëtimet në Itali, posaçërisht në Italinë veriore e cila është e prekur nga koronavirusi.