Më pak biznese të reja në 2019 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i ndërmarrjeve të reja të hapura në vitin që lamë pas ka shënuar rënie krahasuar me 2018, rreth 2800 më pak.Një nga arsyet kryesore në këtë tendence është mbyllja e tregut të lojërave të fatit, pasi ky sektor mbante një peshë të konsiderueshme në hapjen si dhe mbylljen e pikave të lojërave. Por edhe ndryshimet ligjore, ku një person fizik nuk mund të ketë më shumë se një Nipt është një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë situatë.Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Biznesit Pranvera Fagu në një intervistë për Vizion Plus thotë se iniciativa e shqiptare për të investuar është kryesisht në sektorin e tregtisë dhe riparimin e automjeteve.Por çregjistrimi i biznesit vijon të jetë një proces i komplikuar. Një fakt ky i cili evidenton se numri i sipërmarrjeve të mbyllura në vitin që lamë pas është afro 1600 më pak se 2018.Ky fakt ka bërë që një pjesë e tyre të kalojnë në status pasiv.Duke ju referuar të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në sipërmarrjet e reja të regjistruara dominojnë ato me pronësi shqiptare, ndërsa vetëm 147 prej tyre janë me pronësi të huaj.

Category

📺
TV

Recommended