Problematikët në shkollën “Penko”, rasti denoncohet në MPB

alsatmtv

by alsatmtv

0 views
Institucionet janë ?zgjuar? pas lajmit të publikuar në Alsat, se dy prej shtatë nxënësve problematikë në Shkollën Fillore ?Penko?, mbajnë me vete armë të ftohta, si thikë dhe elektroshok,  të cilat i përdorin për të frikësuar  nxënësit e tjetë dhe për të marrë ? Haraç? prej tyre. Menjëherë pas publikimit të kronikës në Televizionin Alsat, shkolla u kujtua ta denoncojë zyrtarisht këtë rast në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Këtë gjë e konfirmojnë edhe nga policia dhe theksojnë se tani do të veprojnë në kuadër të kompetencave që kanë. Nga ana tjetër ministri i Arsimit, Arbër Ademi, thotë se nuk është kompetent për të kërkuar përgjegjësi nga drejtori i shkollës, i cili një ditë më parë tha se nuk ka qenë i informuar për këtë rast pasi deri tani askush nuk ishte ankuar, por kjo bie ndesh me informacionet që na japin prindërit, të cilët thonë se deri tani disa herë kanë kërkuar nga drejtori që të marrë masa, pasi ky problem ekziston gati dy vite.