Rama-Balles: Ti sa here kete pune ke

  • 4 years ago
Kryeministri Rama ishte në Elbasan në rikonstruksionin e rrugës bujqësore Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë. Sipas kreut të qeverisë ky aks i ri në shërbim të zhvillimit bujqësor dhe rural nga një gropë e zezë po kthehet në një hapësirë turistike dhe agroturistike.
Kryeministri shoqërohej gjatë vizitës nga kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja dhe kreu i grupit parlamentar socialist. Me këtë të fundit nuk kanë munguar batutat, teksa Balla po i tregonte rreth projektit.
Taulant Balla: Të themi të drejtën meqë ju kemi këtu, kemi edhe një 2 kilometërsh me pjesën e Belshit për ta lidhur gjithë pjesën e unazës.
Edi Rama: Jo meqë jam këtu, por sa herë jam këtu këtë punë ke, edhe dy kilometra më andej.
Taulant Balla: Po na duhen edhe dy kilometra më tej apo jo./tvklan.al

Recommended