Gjermania do të dislokojë polici shtesë për mbrojtjen e xhamive, stacioneve hekurudhore, aeroporteve dhe pikave të tjera sensitive për arsye të kërcënimit tepër të lartë të së djathtës ekstreme pas sulmit terrorist Hanau, tha sot ministri i brendshë
Horst Seehofer shtoi se masat e reja ishin pranuar me drejtuesit lokalë për parandalimin e sulmeve të ngjashme. Ndërkohë prokurorët thonë se sulmuesi i të mërkurës që tashmë ka vdekur, ishte ?thellësisht racist?.
?Kërcënimi i sigurisë nga ekstremizmi i djathtë dhe racizmi është i lartë?, tha Seehofer duke e quajtur ?kërcënimi më i madh me të cilin përballet Gjermania aktualisht?.
I mbijetuari i sulmit Muhammed B, përshkruante sot sesi sulmuesi shënjestroi një nga një viktimat e tij në barin Arena Bar & Cafe. ?Të gjithë e panë, ai i qëllonte duke u matur në kokë. Ai u shtri përtokë dhe nisi të qëllonte ndaj nesh. Unë u fsheha pas një muri, sapo lëviza më qëlloi në krah?, tha ai.
?Ishte një gjakderdhje ? ne po binim mbi njëri-tjetrin. Njëri që kishte rënë mbi mua kishte një vrimë në qafë, ai thoshte ?uk marr dot frymë, nuk ndjej gjuhën?, tha Muhammad duke shtuar se i tha më pas të riut të thoshte lutjen e fundit, të cilën ai e bëri.