Wake Up/ Rinaldo Sata, fotografi provokues. Puna me Bella Hadid, Eva Herzigova apo Harper Bazaar

  • 4 years ago
Rinaldo Sata është një emër i njohur ndërkombëtarisht si fotograf, ndonëse pak mund ta njohin në Shqipëri. Ai ka spikatur për stilin e ve?antë të fotografuarit, sa artistik aq agresiv edhe provokues. Madje edhe shumica e meshkujve dhe femrave që ai ka fotografuar janë atipikë, larg pozave të zakonshme që jemi mësuar të shikojmë nëpër kopertina. Ndër shumë modele të tjera ai ka fotografuar Bella Hadid, Eva Herzigova, Winnie Harlow, Xhesika Berberi...etj. Asnjë nga fotot e tij nuk është e ngjashme me tjetrën. Ai ka realizuar sesione fotografike për Harper Bazaar, GQ e shumë revista apo kompani botërore. Që në moshën 2- vje?are Rinaldo ka emigruar në Itali me familjen dhe sot jeton në Londër por edhe në Meksikë për shkak të angazhimeve të tij. Ai vjen në Shqipëri, ndonëse rrallë. Vitin e kaluar ka realizuar edhe disa foto që tregojnë për jetesën dhe natyrën shqiptare, kryesisht në zonat e Veriut pasi edhe origjina e tij është nga Shkodra. Rinaldo ka studiuar në Itali, më pas në Spanjë dhe gjithmonë ka qenë i tërhequr nga Londra, të cilën e cilëson si kryeqytetin evropian të artit, fotografisë dhe modës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel