Shqiptarët në Britani, sensibilizim kundër dhunës

  • 4 years ago
Të shqetësuara ndaj fenomenit në rritje të kumarit e për pasojë edhe dhunës në familjet shqiptare në Britani, gazeta ?The Albanian?, më e madhja e komunitetit shqiptar, si dhe shoqata më aktive ?Shpresa Programme?, kanë ndërmarrë një iniciativë sensibilizuese kundër fenomenit të kumarit dhe dhunës në familjet shqiptare, përmes premierës së filmit ?Shpresa e humbur?.


Në eventin e organizuar në Muzeun e Londrës, në kuadër të festës së Pavarësisë së Kosovës dhe 16-vjetorit të krijimit të gazetës ?The Albanian?, pjesëmarrësit e shumtë kanë dëgjuar rrëfimet e disa prej shqiptarëve të suksesshëm në Britaninë e Madhe, si pedagogu i parë shqiptar në Londër, Dr. Arjan Gjoncca apo akademikëve Shyqyri Haxha dhe Valmira Llabjani, për rrugëtimin e tyre nga vendlindja deri në majat e suksesit në metropolin britanik.

Kulmi i këtij aktiviteti ishte premiera e filmit ?Shpresë e humbur? që trajton një ndër problematikat më shqetësuese jo vetëm të shqiptarëve të Britanisë, siç është kumari dhe dhuna në familje.

Në këtë event sensibilzues nuk kanë munguar as mesazhet e prindërve të këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora , Besnik dhe Vera Ora si dhe pjesëtarë të tjerë të dalluar të komunitetit shqiptar në Britani si pedagogë, arkitektë, psikologë, dhe sipërmarrës të suksesshëm.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetari ynë Arben Malaj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britani#Fushate#TopChannel