Fiks Fare, Vdiq se i ra vetrata në kokë.2 vjet prokurori zvarrit hetimet ,10 Shkurt 2020, Pjesa 2

  • 4 years ago
Rreth dy vjet më parë, në mars të 2018, 67 vjeçari Ramadan Kaçaj, nga Vlora, humb jetën, pasi gjatë një ere të fortë, duke ecur në trotuar, i bie në kokë një vetratë xhami e vendosur në katin e dytë të një pallati në lagjen 28 Nëntori. Pas një ore, i moshuari humb jetën në spital. Prokuroria pas kësaj ngjarje nis një hetim. Hetim që në mars bën plot dy vjet që ka filluar, por që ende nuk ka asnjë autor apo të ndaluar. Prokurori i çështjes Kledjan Llaho, mendohet se ka zvarritur hetimin. Pretendimi i tij është ngarkesa me dosje. Madje ai shprehet se për shkak të kësaj ngarkese po i dalin njerëzit nga burgu.


Bashkëshortja dhe djali i viktimës, duke parë neglizhencën e prokurorisë në hetimin e kësaj çështje ju drejtuan emisionit Fiks Fare. Sipas tyre prokuroria nuk ka seksuestruar as provën materiale, vetratën apo videon e ngjarjes. Videon e kanë gjetur vet familjarët dhe ja kanë dhënë prokurorit dhe avokatit, por këta të dy sot, ja hedhin fajin njëri-tjetrit. Gjithashtu gruaja është në gjendje shumë të keqe ekonomike, pasi bashkëshorti ishte i vetmi që punonte dhe sillte të ardhura.

Video e ngjarjes

Djali i viktimës, Bledar Kaçaj ditën që ka ndodhur ngjarja, pasi është njoftuar nga të afërmit ka shkuar menjëherë në vend dhe gjëja e parë që ka bërë pasi ka shtruar babain në spital, është të kërkonte të dinte se çfarë kishte ndodhur. Tek një biznes përballë pallatit, ai kishte marrë videon e aksidentit. Në këtë video duket qartë momenti kur vetrata mbi 4 metra e gjerë, bie mbi viktimën ndërkohë që ai po ecte në trotuar. Këtë video, djali ja ka treguar më pas, avokatit të tij dhe prokurorit. Avokati pretendon se me proceverbal, diskun e videos e ka dorëzuar në prokurori. Prokurori edhe pas kaq shumë kohësh thotë se nuk e ka këtë video edhe pse gjatë bisedës disa herë kundërshton veten në ato që thotë.

Akti i ekspertizës Mjeko-Ligjore

Prokurori çështjes në dy vjet, nuk ka ende në dosje aktin e ekspertizës mjeko-ligjore. Kur djali i viktimës, kërkon këtë akt tek prokurori, ky i fundit tek kërkon në dosje habitet dhe pretendon se spitali nuk ja paska sjellë aktin e ekspertizës. Sipas tij i duhet të bëj një tjetër kërkesë. Fiks Fare kontaktoi me mjekun i cili ka bërë ekspertizën. Sipas Dr .Blerim Peli, akti i ekspertizës i ka shkuar prokurorisë jo më larg se një muaj nga ngjarja. Shkresë kjo e dërguar zyrtarisht nëpërmjet postës.

Akti i Ekspertizës Teknike

Sipas prokurorit Llaho, asnjë ekspert në qytetin e Vlorës nuk ka pranuar që të bëj aktin e ekspertizës, pasi çështja është aksident me vdekje. Ai thotë se ata njihen me njëri- tjetrin dhe i vetmi që pranoi është një ekspert me mbiemrin Elezi. Por edhe ky ka kërkuar ndihmë pasi nuk e bën dot vetëm ekspertizën. Jo vetëm për shkak të çështjes delikate por edhe për faktin se pronarët e pallatit ku ka ndodhur ngjarje sipas prokurorit nuk i lejojnë të hyjnë në ndërtesë. Në këto kushte, prokurori ka kërkuar ekspertë nga Tirana. Ai thotë së njërën nga herët, eksperti Elezi ka mundur të hyjë në godi...