Lezha 'rikthen' çmimin 'AT ZEF PLLUMI', Ndreu: Minimumi që mund të bëjmë për figurën e tij

  • 4 years ago
Pas një shkëputje 4-vjeçare, Bashkia Lezhë ka rikthyer çmimin letrar "At Zef Pllumi". Botimet më të mira në publicistike, memorialistike dhe monografi u vlerësuan nga kjo njësi vendore, në një aktivitet organizuar me pjesëmarrje mjaft të gjerë.

Krijuesit e këtij çmimi dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, vlerësuan kontributin e At Zef Pllumit dhe sipas tyre kjo është minimumi që mund të bëhet për këtë figurë mjaft të rëndësishme të kombit shqiptar.