Ora News - Pakoja e dyshimtë poshtë automjetit, Ademi: Situata në Shkodër nuk është e qetë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pas vënies së pakos së dyshimtë ditën e sotme në Shkodër poshtë automjetit të administratorit të Vllaznisë, në vendngjarje ka shkuar edhe kryebashkiakja Voltana Ademi. Pasi ka takuar administratorin Suad Lici, ajo ka deklaruar se duhet nxituar për të dalë në një përfundim pa u verifikuar më parë ngjarja nga forcat e specializuara. Gjithashtu Ademi tha se në Shkodër situata nuk është e qetë.

Voltana Ademi: ''Unë u lajmërova nga mediat dhe erdha menjëherë sepse kam qenë afër. Unë besoj që duhet t'u lemë vendin grupeve të punës, forcave të RENEAS për të bërë një verifikim, dhe në varësi të asaj që do verifikohet do të duhet të bëhen kërkimet e duhura për të bërë të mundur nxjerrjen në dritë të së vërtetës. Shpresoj shumë mos të jetë diçka e tillë, askush në qytetin tonë nuk do probleme kaq të rënda. Në ditën e sotme do të duhet t'u lemë vendin për të punuar të gjithë forcave të policië. Kjo është një kërkesë jo vetëm si kryetare e bashkisë së Shkodrës por si një qytetare. Mendoj se do duhet të presim rezultatet që të nxjerrim përfundimin.''

E pyetur nëse ka patur probleme lidhur me menaxhimin e Vllaznisë Ademi u shpreh se sot ekziston një frymë tejet pozitive dhe bashkëpunimi midis skuadrës dhe tifozëve. Kryebashkiakja tha se ka patur dhe raste të tjera të paprecedenta por vendimet përkatëse nga organet ligjzbatuese, nuk kanë hedhur dritë mbi ngjarjet, dhe kjo gjë ka peshuar mbi drejtësinë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pakoja-e-dyshimte-poshte-automjetit-ademi-situata-ne-shkoder-nuk-eshte-e-qete

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended