Në shkollë të shtunën/ Orë të shkurtuara ose ditë aktivitetesh festive

  • 4 years ago
Edhe këtë të shtunë, si të shtunën e 3 javëve më parë, më 25 janar nxënësit shkuan në mësim.


Për shkak të ndërprerjes së procesit mësimor pas tërmetit të 26 nëntorit, drejtoria e përgjithshme arsimore vendosi zëvendësimin e orëve në fundjavë. Megjithatë, jo të gjithë nxënësit shkuan në shkollë, madje edhe mësuesit kanë munguar. Por ka edhe shkolla 9-vjeçare apo gjimnaze që nuk kanë zhvilluar mësim fare, por aktivitet festiv.

?Bëmë orë të shkurtuara se mungonin zyshat. Prandaj na lanë të lirë kaq herët.
4 orë bëmë fiskulturë se mungonte një zysh edhe vetëm 1 orë bëmë qytetari.
Orët ishin të shkurtuara, 40 min 4 orët e para e pastaj nga 35 min?
Sot sbëmë mësim fare, kishim festë? -kur do i zëvëndësoni orët e pazhvilluara? Të shtunën tjetër..?, shprehen nxënësit.

Nxënësit e shkollave të zyrave vendore arsimore të Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit do të duhet të shkojnë në shkollë edhe të shtunën e 29 shkurtit. Më pas zëvendësimi shtrihet edhe gjatë marsit, më datë 16 dhe 28. Kurse në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Kavajë dhe Kamëz kanë mbetur edhe 2 ditë mësim për t?u zëvendësuar më 29 shkurt dhe 16 mars.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OreTeShkurtuara #Mesim #TopChannel