Wake Up/ Nga zemrat në rrugë e park deri tek koncerti i mbrëmjes. Si do festohet sot në Tiranë

  • 4 years ago
14 Shkurti është një ditë e zhurmshme për Tiranën, e pasur nga aktivitete që nisin që në orët e para të mëngjesit. Nëse para viteve 90' Dita e Shën Valentinit nuk njihej e jo më të festohej, dekadat e fundit , dita e të dashuruarve festohet në mënyra nga më të ndryshmet. Jo vetëm në Tiranë , por edhe në rrethe të tjera të vendit, në 14 shkurt rrugët , baret dhe restorantet mbushen plot me çifte që dëshirojnë ta festojnë Shën Valentinin. Liqeni Artificial ka qenë vitet e fundit i pagëzuar si " tempulli i dashurisë" ku të rinjtë kremtojnë këtë ditën e dashurisë duke qëndruar me njëri-tjetrin dhe jo vetëm. Vitet e fundit Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh, duke filluar nga zbukurimet në rrugët e kryeqytetit, me simbolin e të dashuruarve
(zemrat) e deri tek koncertet e ndryshme që edhe këtë vit nuk do të mungojnë. Për më shumë detaje se çfarë është menduar për të dashuruarit këtë 14 shkurt, kryebashkiakun i natës për Tiranën: Rezart Cenaj na zbuloi detajet.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel