360 Gradë - Marrëveshja sekrete për gazin lotsjellës nga Kosova

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Këtë javë doli në dritë një marrëveshje sekrete për gazin lotsjellës mes dy policive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Marrëveshja u zbulua nga portali kosovar "Insajder" ku në shkrimin e tij thuhej se qeveria shqiptare kishte huazuar rreth 500 granata gazi lotsjellës nga Kosova.

"Insajderi" ka zbuluar se si Qeveria e Edi Ramës e mori në mënyrë të dyshimtë sasinë e gazit lotsjellës nga Policia e Kosovës, nëpërmjet një marrëveshje të nënshkruar mes Rashit Qalajt, drejtorit të Policisë së Kosovës dhe Ardi Veliut, drejtorit të Policisë së Shqipërisë.

Një ditë pas këtij publikimi, Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë fakt, duke argumentuar se gjithçka ishte bërë sipas një marrëveshjeje mes dy shteteve.

Konfirmimi zyrtar nga ana e policise se Kosovës nxjerr zbuluar kryeministrin Edi Rama i cili një vit më parë deklaroi në Kuvend se gazi ishte blerë në kohën e Sali Berishës, pas protestave të 21 janarit të vitit 2011.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zbulohet-tema-te-360-grade-albin-kurti-dhe-edi-rama-cfare-i-ndan

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp