Banorët e 12-katëshit në protestë: Pallati s’mund të riparohet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Banorët e një pallati 12 katësh në lagjen numër 8 të qytetit bregdetar të Durrësit protestuan këtë të enjte kundër vendimit të autoriteteve për riparimin e objektit.Ata thone se pallati është i pariparueshëm pasi rrezikon shembjen si pasojë e dëmtimeve të shumta që mori nga tërmeti i nëntorit.Ata akuzojnë prokurorinë se nuk ka nisur hetimet në lidhje me këtë çështje ndërsa njoftuan se e kanë derguar ceshtjen edhe ne SPAK.Sipas banorëve pallati ka pasur lejë për 7 kate, ndërsa më vonë u shtuan dhe 5 kate të tjera.