Ngjarja e Shkodrës/ U qëllua në ajër, polumbarët gjejnë armën në lumin Buna

  • 4 years ago
Mbi ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri në ajër, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar, ndërkohë që është gjetur nga polumbarët, në lumin Buna, arma në fjalë.


Bëhet fjalë për shtetasit G. U., 26 vjeç, banues në Shkodër dhe H. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Këta shtetas, dje, më datë 12.02.2020, rreth orës 13:50, në vendin e quajtur ?Parrucë?, lagjja ?Qemal Stafa?, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip ?Benz?, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin shtetasi H. M. e ka goditur me sende të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete.

Gjithashtu, pas kërkimeve intensive në lumin Buna, nga Njësia Polumbare e repartit RENEA u gjet dhe u sekuestrua pistoleta me të cilën kanë qëlluar shtetasit e lartpërmendur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ?Armëmbajtja pa leje?, ?Prishja e rendit dhe e qetësisë publike? dhe ?Plagosja e lehtë me dashje?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Polumbaret#Shkoder#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended