“Rusia na spiunon në hapësirë”/ Akuzat nga amerikanët, Moska: Praktika normale

  • 4 years ago
Forca Hapësinore Amerikane, e krijuar rishtazi, e ka akuzuar Rusinë se ka përdorur satelitët e saj për të ndjekur një satelit spiunazhi amerikan, duke e quajtur këtë ?sjellje shqetësuese?.


Gjenerali John Raymond, shefi i operacioneve hapësinore, i tha revistës ?Time? më 10 shkurt, se të dy satelitët rusë janë afruar jashtëzakonisht afër, brenda 160 kilometrave nga sateliti amerikan.

?Ne e shohim këtë sjellje si të pazakontë dhe shqetësuese. Ka potencial për të krijuar një situatë të rrezikshme në hapësirë ?, tha Raymond.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, konfirmoi për AFP-në se ai kishte marrë një mesazh nga Uashingtoni në lidhje me situatën, duke shtuar se ?Moska do të përgjigjet pasi ta studiojë?. Ai i quajti manovrat e tilla në hapësirë praktikë të zakonshme ?nga shumë vende?, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Kjo është hera e parë që ushtria amerikane ka zbuluar publikisht një kërcënim nga një vend tjetër, për një prej anijeve hapësinore të saj. Forca Hapësinore amerikane u krijua në dhjetor 2019 dhe është dega e gjashtë zyrtare e ushtrisë amerikane, së bashku me ushtrinë, forcën ajrore, forcat detare, marinsat dhe rojet bregdetare. Në propozimin e tij për buxhetin e vitit 2021, presidenti amerikan, Donald Trump, caktoi 15.4 miliardë dollarë për Forcën e re Hapësinore.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Russia#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended