#tvora #rtvoranews #intervista Aktivistët në mbrojtje të katërputroshëve kanë nisur plotësimin e një peticioni, të cilin synojnë ta bëjnë kombëtar, kundër vrasjes së qenve të rrugës.
Të ftuar në Rtv Ora, aktivistët Adriana Kalaja dhe Endri Noti u shprehën se zgjidhja për qentë e rrugës është vetëm sterilizimi.
Duke ju referuar Tiranës, ata thanë se Bashkia ka abuzuar me fondet që ka në dispozicion për këta qenë.
Ata folën gjithashtu për vrasje të tmerrshme të qenve në spitalin e Kombinatit.
Adriana Kalaja: Ne që jemi kafshëdashës kujdesemi për qentë e rrugës. Çdo aktivist kujdeset për qentë e lagjes së tij duke marrë përsipër vaksinimin, sterilizimin dhe ushqimin. Kemi vënë re raste të tepruara që aktivistë të ndryshëm në ditë të caktuara nuk gjejnë qentë në lagjen e tyre. Marrim informacion nga miqtë tanë në bashki që në ditë të caktuara punonjës të bashkisë Tiranë shkojnë te Liqeni Artificial, marrin të gjithë qentë e zonës që në raste të caktuara kanë pasur dhe familje dhe çohen te spitali i Kombinatit, qen që i marrin dhe i çojnë në qytetet jashtë Tiranës, i hedhin në autostrada.