Ora News - U gjet i vdekur në burgun francez, familja hap dyert e morgut: Djalin na e vranë!

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në burgjet e Francës mesnatën e 1 shkurtit. Viktima është Mentor Rexha nga Shkodra dhe sipas autoriteteve franceze është vetëvrarë në qeli.

Familja e tij që banon në lagjen "Daniel Matlia" të qytetit të Shkodrës, ka hapur dyert e mortit për birin e saj 36 vjeç.

Ata thonë së djali i tyre është dhunuar dhe nuk ka kryer vetëvrasje, siç u kanë deklaruar autoritetet e burgut. Ata madje kanë vënë në dispozicion edhe foto ku paraqiten shenjat e dhunës në trupin e pajetë të të riut.

Ata i bëjnë thirrje Qeverisë Shqiptare të ndërhyjë për sqarimin e kësaj ngjarje.

Nëna Rukine Rexha: I bëj thirrje shtetit shqiptar që ta zbardhë këtë ngjarje, djali nuk ka kryer vetëvrasje por është dhunuar në burg. Lajmin e kemi marrë nga shokët e tij që na kanë treguar sepse askush tjetër nuk na ka lajmëruar për vdekjen e djalit. Djali kishte një vit që ishte në Francë dhe 6 muaj kishte në burg se akuzohej për djegien e disa makinave. Ka qënë duke folur me vëllain në telefon kur e kanë arrestuar. Gjatë kohës që kemi folur në telefon nuk na ka shprehur shqetësime dhe ne jemi të bindur se nuk ka kryer vetëvrasje. Kërkojmë që të hetohet sepse në trup ka shenja dhune. I bëj thirrje shtetit të më kthejne trupin e djalit dhe të zbardhet ngjarja. Fëmijët i kam rritur me halle.

Djali i xhaxhait Selaudin Rexha: Ambasada shqiptare në Francë nuk na është përgjigjur por na është shprehur në mënyrë absurde kur i kemi kërkuar ndihmë dhe të gjitha veprimet janë duke i kryer vëllai i viktimës me të motrën e tij. Akuzat ndaj kushëririt tim janë të pavërteta. Ky është rasti i 5 i shqiptarëve që vriten në burg dhe dy janë nga Shkodra, ndërkohë që shteti hesht.

Familja ve ne dispozicion dhe foto te djalit ku duken shenjat e dhunës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/u-gjet-i-vdekur-ne-burgun-francez-familja-e-36-vjecarit-hap-dyert-e-morgut-djalin-na-e-vrane

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp