Agjentët e OFL-së kanë dërguar formularë për të justifikuar pasurinë Saimir Taullaut në Lushnjë dhe Arben Isufajt në Fier. Të dy këta persona janë të njohur për drejtësinë, ndërsa Taullau njihet si rival i Aldo Bares. Njëkohësisht OFL ka dërguar në SPAK 7 dosjet e para për të hetuar dhe vendosur për konfiskim pasurie.
Trupat anti KÇK janë përqendruar këtë të premte në Lushnje dhe në Fier. OFL i dërgoi formularë për të justifikuar pasurinë, Saimir Taullaut në Lushnjë dhe Arben Isufajt në Fier, të cilët janë të dënuar dhe nën hetim për trafik të lëndëve narkotike e pjesëmarrje në organizatë kriminale. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/dy-persona-te-tjere-duhet-te-deklarojne-pasurin