Report TV -Bilanci/ 14 persona të botës së krimit në 'shënjestrën' e OLF-së në 4 ditë pune!

  • 4 years ago
TIRANË - Altin Hajri ishte emri i parë i botës së krimit që u vu në "lupën" e Operacionit Forca e Ligjit. Në ditën e parë në terren, me urdhër të drejtpërdrejt të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u vu nën sekuestro emergjente pasuria e Altin Hajrit, mes të cilave, kompleksi ?Golden? në Shijak, brenda të cilit dyshohet të ketë ndodhur ngjarja më e rëndë kriminale që policia e prokuroria kanë në duar: Pengmarrja dhe vrasje e Jan Prengës më 17 janar në Kamëz. Kështu, nisi të zbatohet për herë të parë akti normativ i qeverisë i ?pagëzuar? Anti-KÇK, që në thelb ka goditjen e pasurive të dyshimta të vëna nga burime të paligjshme, jo vetëm të personave të dënuar për krime të rënda, por edhe ata në hetim. Teksa janë shënuar tashmë 4 ditë pune, OFL ka vënë në sitë në total 14 persona, ku 7 prej tyre u janë sekuestruar pasuritë vlera e të cilëve përllogaritet në disa milionë euro, ndërsa 7 të tjerëve u është dërguar kërkesa me shkrim për të bërë auto-deklarim të pasurive të tyre dhe burimin.

Category

📺
TV

Recommended