Boki 13 ka shpenzuar 148 mijë euro për 3 ditë në Itali

  • 4 years ago
Bojan Jovanovski  dhe nëna e tij pesë ditë pasi kishte dalë nga shtëpia e Orce Kamçevit, me çantën Luj Viton, kishin shkuar në shoping në Itali. Sipas llogarive që u prezantuan nga Prokuroria, atje për tre ditë kanë shpenzuar 148 mijë euro. Fatura më e lartë ishte 26.800 euro, ndërsa më e vogla 685 euro. Kanë blerë kryesisht veshmbathje. Nuk është e qartë nëse ato i kanë paguar me paratë e Orce Kamçevit. Derisa Boki ishte qenë në shoping në Itali, Kamçev i ka dërguar porosi se është i shqetësuar për rastin ?Perandoria?, pasi kishte qenë i informuar nga gjykata.