Report TV -Videolajm, vlonjati sfidon 'egërsinë' e motit dhe detit për t'u larë

  • 4 years ago
E mërkura shënoi ulje me disa gradë të temperaturave në të gjithë vendin, por kjo nuk ka penguar një vlonjat që të sfidojë të ftohtin për t'u larë në det.

Arben Abazaj ka hyrë në mes të detit të trazuar duke sfiduar jo vetë temperaturat e ulëta por dhe dallgët e larta dhe 'egërsinë' e detit. Ka qenë vetë Abazaj që ka publikuar videon në rrjetet socile, duke treguar se trimëria e vlonjatëve shfaqet dhe në kushte ekstreme të motit.