Ora News - Masat ndaj koronavirusit, Manastirliu inspekton dhomat e izolimit në Spitalin Infektiv

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në Spitalin Infektiv në QSUT janë krijuar dhomat e izolimit në rast se do të ketë persona të dyshuar me koronavirusin e ri. Ambientet u inspektuan nga Ministrja Ogerta Manastirliu e cila përsëriti se Shqipëria mbetet vend me rrezikshmëri të ulët dhe se deri më tani nuk është konstatuar asnjë rast me virusin vdekjeprurës.

Shqipëria vijon të mbetet vend me rrezikshmëri të ulët sa i përket përhapjes së koronavirusit të ri, por në Spitalin Infektiv në QSUT janë marrë masat për t`ju përgjigjur çdo situate.

Ministrja Ogerta Manastirliu inspektoi të mërkurën dhomat e izolimit në këtë institucion teksa përsëriti apelin për përforcim të survejancës në çdo pikë të kalimit kufitar.

Manastirliu: Është e rëndësishme që ne në QSUT kemi bokset e izolimit, të cilat janë të pajisura me të gjithë elementët përkatës, që nga pjesa e aparatit respirator, të monitorimit dhe sistemin e gazrave mjekësor.

Manastirliu tha se ende nuk ka asnjë rast të dyshuar me virusin që u ka marrë jetën rreth 500 personave por strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri.

Manastirliu: Janë shpërndarë të gjitha mjetet mbrojtëse.

Koronavirusi i ri ka njohur përhapje në mbi 25 shtete jashtë Kinës por për Organizatën Botërore të Shëndetit ende nuk përbën pandemi.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/masat-ndaj-koronavirusit-manastirliu-inspekton-dhomat-e-izolimit-ne-spitalin-infektiv

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp