Studentët e Kosovës: Do kontrollojmë çdo ligjvënës

  • 4 years ago
Në kohën kur në parlament votohej qeveria e re e Kosovës, Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës mbajti një aksion simbolik për të vërtetën, siç thanë përfaqësues të saj.


Ata theksuan se përmes kësaj lëvizje, duan të tregojnë se Vetëvendosje dhe LDK-ja shkelën të gjitha parimet e tyre vetëm që të realizonin koalicionin qeverisës.

?Ne këtu jemi Rinia Demokratike e Kosovës në një aksion simbolik të së vërtetës për shkak se këto deklaratat që i dëgjuar nuk kanë qenë të montuara, por të vërteta të thëna nga dy liderët të dy partive politike, të cilat të gjitha parimet e vendosura karshi njëra-tjetrës i shkelën vetëm dhe vetëm për ta bërë një koalicion, i cili është totalisht është koalicioni i zorit dhe është parë kjo punë.? tha Bislimi.

?Edhe një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës, thanë se pakënaqësitë e tyre do ti shprehnin përmes themelimit të një lëvizje politike. Bekim Ibishi, student në Universitetin e Prishtinës, u shpreh se qëllimi i kësaj lëvizjeje, e cila do të krijohet me vetë iniciativën e studentëve, do të jetë të bashkojë të gjithë të rinjtë e partive politike, të cilët do të raportojnë rregullisht për çdo deputet, mbi punën që ai kryen ose jo.

?Raportet e realizuara do të paraqiten nëpër sheshe publike dhe media, në mënyrë që t?i tregohet qytetarëve se çfarë pune kanë bërë realisht ligjvënësit e tyre.? tha Ibishi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Student#Kosova#TopChannel