PD: Paketa AntiKCK eshte propagande

  • 4 years ago
Sipas Partisë Demokratike, paketa AntiKÇK e paralajmëruar me bujë nga kryeministri Edi Rama është thjesht një propagandë e qeverisë. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se pushteti i Edi Ramës varet nga krimi i organizuar.

?Në qeverinë e Edi Ramës krimi u bë pjesë e politikës. Kriminelët u bënë deputetë, u bënë kryebashkiakë. Në rastet kur ata nuk hynë në politikë drejtpërsëdrejti, kriminelët krijuan lidhjet me pushtetin e Edi Ramës dhe u bënë biznesmenë të fuqishëm, duke marrë fonde publike nga tenderat korruptive të qeverisë së tij. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pasurive të tij të paligjshme është emergjencë kombëtare, por kjo e Edi Ramës është vetëm propagandë dhe tallje me shqiptarët, në përpjekje për të të mbuluar bashkëqeverisjen e tij me krimin?, tha Alibeaj.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe pasurive të tij të paligjshme është emergjencë kombëtare sipas PD-së. Prandaj nëse kjo do ishte e vërtetë për qeverinë Rama, atëherë sipas Alibeajt, Edmond Bego nuk do të kishte marrë nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës tendera, leje dhe licenca.

?Le ta nisë zbatimin e ligjit AntiKÇK me goditjen e trafikantëve të dënuar të drogës dhe pasurive të tyre të paligjshme, si Edmond Bego i Taulant Ballës, për të cilin, bashkë me Erion Veliajn, ndryshuan rrjedhën e lumit të Lanës, duke i hapur rrugën pastrimit të 60 milionë eurove. Miku trafikant i Taulant Ballës është vetëm një shembull se Edi Rama, i kapur në flagrancë me krimin e organizuar, po bën makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vërtetën e bashkëqeverisjes së tij me krimin dhe pasurimin e krimit me paratë e shqiptarëve?, tha Alibeaj./tvklan.al

Recommended