Vdekje e Andon Mëhillajt, avokati: Patia tentuar të vrasë veten, përdorte një 'trastë' me ilaçe

  • 4 years ago
Avokati i Andon Mëhillajt, Edmond Dema ka bërë një reagim për mediat pas ndarjes nga jeta të klientit të tij. Sipas avokatit, ata janë njoftuar se shkaku i vdekjes së klientit të tij ishte bërë një arrest kardiak.

Ndër të tjera avokati Edmond Dema është shprehur se prej kohësh Andon Mëhillaj ishte i sëmurë dhe gjithmonë përdorte ilaçe anti-depresive. Ndërkohë ai ka shtuar se klienti i tij ka tentuar të vras edhe veten duke prerë damarët por që arriti të shpëtonte.

Për sa i përket rekursit për dënimin e dhënë nga Krimet e Rënda, avokati Edmond Dema është shprehur se klienti i tij nuk i ka pranuar kurrë akuzat që rëndonin mbi të.

"Ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Deri më tani thuhet për atak Kardiak. E kemi pasur gjyqin në mes se kemi qenë me rekurs në gjykatën e lartë. Gjatë gjithë kohës ka pretenduar për pafajësi. Në këto kushte edhe për hatër të fëmijëve, gjithmonë shpresonte. Kishte shpresa, shqetësimi i tij ky ishte. Para rreth dy muajsh kam folur me telefon. Kam folur edhe me familjarët. Se prisnim ngritjen e Gjykatës së Lartë. Ai ka pas një trastë me ilace, anti-depresantë. Ka patur tentativë për vetëvrasje, preu damarët. Ishte njeri i dobët konkretisht, por akuzat si ka pranuar asnjëherë. Ai thoshte pse më kanë quajtur 'kapo' i grupit. Por financat e tij lenin për të dëshiruar. Po ankthi i tij ishte i shtuar. Me vdekjen e tij besoj se i mbylli të gjitha. Gjykimi i tij u bë me dyer të mbyllura. Ai që e implikonte ishte Julian Sinanaj ku edhe ky i ka mohuar shumë akuza. Prandaj ne edhe bëmë rekursin." tha avokati.