#tvora #rtvoranews Banorët shumë pranë spitalit të Sanatoriumit kërkojnë ndërhyrje emergjente për asfaltimin e lagjes së tyre. Ata shprehen se u është premtuar vetëm në kohë fushate dhe deri më tani nuk është bërë asgjë.
Banorët shprehen mjaft të shqetësuar për këtë gjendje të tmerrshme të së kësaj rruge, ndërsa thonë se ju është premtuar për asfaltimin e tyre vetëm në kohë fushate.
"Kur bëhen votimet vijnë"
"Janë premtime fushate. Duhet të marrim dy palë këpucë"
"Jemi shumë prapa"
Madje ka nga ata që ironizojnë ndaj kryebashkiakut Veliaj që e njohin vetëm nëpërmjet medias.
"E njohim si Erion po..."
Tjetër problem i kësaj lagje është dhe mungesa e ndriçimit.