Rreziku nga kafshet ne rruge

  • 4 years ago
Drejtuesit e automjeteve përballen thuajse çdo ditë me manovra të rrezikshme, apo aksidente, duke shmangur kafshët që lëvizin lirshëm në korsitë e shpejtësisë së lartë. Kjo situatë përsëritet në çdo aks të vendit, por nuk konsiderohet e mjaftueshme që autoritetet përgjegjëse të marrin masa.

I pyetur nga Televizioni Klan nëse ky problem do të marrë zgjidhje, Autoriteti Rrugor Shqiptar citon legjislacionin në fuqi. ?Rrethimi i rrugës (me rrjetë), parashikohet vetëm për rrugët e kategorisë ?A?.

ARRSH dha këtë përgjigje: ?Kalimi i kafshëve në rrugë, në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, bëhet në mënyrë të kontrolluar dhe është përgjegjësi e pronarit/shoqëruesit të tyre, që të kujdeset për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe sigurisë në rrugë?

Në Shqipëri nuk ka rrugë të kategorisë ?A?, që ky rregull të aplikohet. Sipas përgjigjes së ARRSH, për këtë problem që ndeshin qytetaret çdo ditë nëpër rrugët e vendit, nuk ka zgjidhje.

Në vendet e tjera të Europës, jo vetëm autostradat, por edhe rrugët me dy korsi nëpër fshatra janë të rrethuara, aty ku është konstatuar më parë se kalojnë kafshë, shtëpiake apo të egra.

Kjo rrugë këtu gjendet në një fshat, ne veri të Italisë.

Në Shqipëri, as rrugët e shpejtësisë së lartë nuk janë të rrethuara. Ekspertët e sigurisë thonë se rrethimi me rrjeta, teli mungon edhe në rrugët e përcaktuara me ligj.

?Problematika qëndron edhe me ato rrugë që me ligj duhet të kufizohen në të dyja anët me rrjeta teli, ku përveç kafshëve të egra apo të buta, nuk duhet të kalojnë as njerëz, as biçikleta. Për shembull kemi rrugën Tiranë-Elbasan. Keni parasysh autostradën e Kosovës, që është totalisht e mbyllur?, thotë eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho.

Shqipëria është vendi i fundit në Europë për sigurinë rrugore dhe mbetet edhe pas Kosovës. Policia e Shtetit pranon se aksidentet me kafshët janë të pranishme në rrugët e vendit, por derisa kur autoritetet të ndërgjegjësohen se duhet vepruar sa më shpejt, rreziku do të vazhdojë të përndjekë drejtuesit shqiptare të makinave.

Tv Klan

Recommended