Viktima e parë jashtë Kinës/ Koronavirusi, një 44 vjecar nga Wuhani vdiq në Filipine

  • 4 years ago
Një person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në filipine, në atë që është rasti i parë i një viktime jashtë kinës. Pacienti ishte një 44 vjecar nga Ëuhani, në provincën e Hubeit, ku edhe virusi u shfaq së pari.


Ai duket se ishte infektuar para mbërritjes në Filipine, tha OBSH dhe duket se ai ka patur edhe probleme të mëparshme shëndetësore.
Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën deri më tani si pasojë e koronavirusit të ri, pjesa më e madhe e tyre nga Hubei. Më shumë se 14 mijë të tjerë janë infektuar. SHBA, Australia dhe një numër në rritje vendesh kanë ndaluar hyrjen e qytetarëve që vijnë nga kina dhe vendosin edhe shtetasit e tyre të evakuar që andej në karantinë.

Numri i rasteve të koronavirusit në të gjithë botën ka lënë tashmë pas atë të epidemisë së ngjashme të SARSit që u përhap në dhjetëra vende në 2003. Por, shkalla e vdekshmërisë së virusit të ri është shumë më e ulët cka sugjeron se ai nuk është aq vdekjeprurës.

Autoritetet thanë se më shumë se 45 viktima ishin regjistruar në provincën Hubei gjatë të shtunës duke e cuar numrin e viktimave në vend në 304.
Ndërkohë 2590 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar të shtunën me numrin e të prekurve në kinë që tashmë ka shkuar në 14380.

Sipas vlerësimeve të universitetit të Hong Kongut, numri total i rasteve mund të jetë shumë më i lartë se shifra zyrtare. Më shumë se 75 mijë persona mund të jenë prekur në qytetin e Ëuhanit, thonë ekspertët. Të dielën ndërkohë qeveria tha se do të akordonte më shumë se 179 miliardë dollarë për ekonominë ndërsa rriten shqetësimet për pasojat e gjera të epidemisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CoronaVirus#Philipine#TopChannel