Rama publikon detajet e programit te rindertimit

  • 4 years ago
Programi i rindërtimit pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit do të përfshijë ndërtimin e 18 zonave të reja zhvillimi në 7 Bashki.
Detajet e miratuara të premten nga Këshilli i Ministrave i ka publikuar Kryeministri Rama ku gjysma e tyre do të jenë në Tiranë.
Në kryeqytet janë përzgjedhur 9 zona, ku pritet të ndërtohen banesa për të prekurit nga tërmeti.
Në Bashkinë e Kurbinit ndërtimet do të përqendron në dy zona, në atë të Krujës në tre, në Vorë, Shijak, Durrës e Kavajë ndërtime do të ketë në një zonë.
Kryeministri sqaron se studimi për shpalljen e të gjitha zonave të nevojshme vijon, pasi në pritje për miratim janë të tjera lagje në 7 Bashki, atë të Krujës, Kamzës, Lezhës, Durrësit, Kavajës, Shijakut e Kurbinit.

Recommended