Ora News - Pengmarrja: Familjarët e Jan Prengës presin trupin, policia ruan resortin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ndërsa presin nga policia lajme për gjetjen e trupit të pajetë të njeriut të tyre, familjarët e Jan Prengës mohojnë zërat se kanë kontaktuar me një pajtues gjaqesh për ta liruar.

Të rezervuar dhe duke kërkuar nga gazetarët t?i lënë të qetë jashtë kameras familjarët thonë se nuk kanë pasur dijeni për konfliktet e vëllezëve të 49 vjeçarit. Bashkëshortja Marie Prenga thotë se Jani të gjitha çfarë ka në jetë i ka nga puna në emigrim prej 25 vitesh në Greqi.

Nga ana tjetër policia vijon kontrollet për gjetjen e trupit por ende pa rezultat. Përvec zonës së Shijakut, rreth resortit ?Golden? kërkimet janë shtrirë edhe në zonën bregdetarë të Durrësit e Kavajës.

Pas vendimit për sekuestro preventive të resortit policia ka marrë në ruajtje ambientet e kompleksit.

Ndërkohë 5 të arrestuarit e akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 kanë dalë sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Mesditën e 17 janarit Prenga ishte nisur për të kontrolluar banesën e një prej vëllezërve në Angli. Autorët e kanë qëlluar dhe me thikë e Prenga ka humbur jetën pa mbërritur në resort.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pengmarrja-familjaret-e-jan-prenges-presin-gjetjen-e-trupit-te-49-vjecarit

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/2CKV_fjYdh8
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp