Hetimi ndaj Trump/ “Dështojnë” demokratët në senat

  • 4 years ago
Demokratëve në Shtetet e Bashkuara u është dhënë një goditje e rëndë në përpjekjet e tyre për të thirrur dëshmitarë në gjyqin ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.


Ata kishin nevojë për katër vota të senatorëve republikanë, për të votuar në mënyrë që të lejohet paraqitja e dëshmitarëve, por njëri nga senatorët tha se nuk do ta mbështesë kërkesën e demokratëve. Senatori, Lamar Alexander, tha se demokratët e kanë dëshmuar se Trump kishte vepruar në mënyrë të papërshtatshme, por kjo nuk ishte një vepër për shkarkim. Njoftimi i hap rrugën pastrimit të mundshëm nga akuzat, të presidentit nga Senati që të premten.
Në Senatin me 100 vende, 52 janë republikanë.

Presidenti amerikan akuzohet për abuzim të pushtetit në lidhje me veprimet e tij kundrejt Ukrainës, si dhe për pengim të punës së Kongresit, i cili menjëherë ka nisur hetime lidhur me veprimet e Trumpit. Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë thënë se Trump ka pezulluar ndihmën ushtarake në vlerë të 400 milionë dollarëve për Ukrainën, dhe ftesën për vizitë në Shtëpinë e Bardhë për presidentin e ri ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, duke i kërkuar Kievit që të nisë hetime kundër një rivali politik.

Trump ka kërkuar nga Ukraina të hetojë Joe Bidenin, i cili është aktualisht një prej kandidatëve kyçë në garën e demokratëve për ta sfiduar Trumpin. Përveç ish zv-presidentit amerikan, Trump ka kërkuar hetime edhe për djalin e Bidenit, Hunter. Trump i ka mohuar akuzat dhe gjyqin ndaj tij e ka quajtur ?gjueti shtrigash?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#SHBA#TopChannel