'Anti-Shpifja'/ Koka: Edhe po dha 'ok' 'Venecia', Rama s'do e kalojë se janë zgjedhjet para!

  • 4 years ago
TIRANË-Ligji "Anti-Shpifje" ka qenë fokusi kryesor i bisedës në studion e Report Tv, në hapësirën e edicionit qendror me dy të ftuarit, gazetarin Bledian Koka dhe analistin Ilir Yzeiri. Koka shprehet i bindur se ky ligj nuk do të kalojë në parlament, sepse mazhoranca nuk e do një gjë të tillë. Në këndvështrimin e tij, ky është ka qenë një kamulfim i ndonjë skandali të qeverisë Rama, me këtë të fundit që ka dashur të largoj vëmendjen.