N.P. Ujësjellësi nis shpërndarjen e faturave të reja

  • 4 years ago
Nga ky muaj, Ndërmarrja Publike ?Ujësjellësi dhe kanalizimi? do të nis shpërndarjen e faturave të reja për pagesë të ujit të cilat do të jenë nga letra ricikluese, ekologjike dhe biodegraduese. Nga ky institucion thonë se bëhet fjalë për 210 mijë fatura të cilat për çdo muaj u ndahen shfrytëzuesve, respektivisht 2 milionë e 500 mijë fatura të cilat përbëjnë mbeturina potenciale në nivel vjetor. Më tej thuhet se, benefitet nga letra e re e prodhuar nga druri është kursimi I energjisë deri në 60 % dhe ulje të konsumimit të ujit deri në 15 %. Drejtori Dushko Veskovski njoftoi se faturat do të shtypen edhe në gjuhën shqipe, fillimisht për shfrytëzuesit që tashmë kanë bërë një kërkesë të tillë, qoftë përmes internetit ose në sportelet ku bëhet pagesa e faturave. Ndërsa në përgjithësi për të gjithë shfrytëzuesit, faturat në gjuhën shqipe, do të nis të shpërndahen pas realizimit të tenderit të ardhshëm.