Ora News - Berat: Vdekja e mistershme e binjakëve 5 muajsh, merren mostrat e qumështit pluhur

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të analizojë qumështin pluhur që kanë konsumuar binjakët në Berat para se të ndërronin jetë. AKU bën me dije se do analizohet edhe uji që është përdorur për tretjen e produktit por do të hetohen edhe rrethanat e tjera.

Tre ditë pas ngjarjes në Berat ku humbën jetën dy foshnja 5 muajshe, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se ka nisur marrjen e masave për të verifikuar dyshimet mbi helmimin e binjakëve.

Ekspertiza mjeko-ligjore mbi rastin nuk ka dalë ende por dyshimi, bazuar edhe në deklaratën e prindërve, bie mbi qumështin pluhur që kanë konsumuar të vegjlit pak minuta para se të ndërronin jetë.

AKU thotë se në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe shëndetësisë janë marrë mostra për analizimin e produktit duke përfshirë edhe analizimin e ujit që është përdorur për tretje e produktit apo edhe rrethana të tjera që organet kompetente po hetojnë.

Por sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit produktet e kësaj kategorie në treg kontrollohen, vijnë të certifikuara nga vendet e BE-së dhe se nuk ka pasur asnjë njoftim të kategorisë ?Alert? për këto lloj produktesh.

Binjakët e familjes Agolli, banues në lagjen ?Uznovë? të Beratit u gjetën pajetë pasditen e së dielës.

Prindërit kanë deklaruar se i kanë ushqyer foshnjat me qumësht pluhur dhuruar nga një shoqatë pasi ndodheshin në kushte të vështira ekonomike.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/berat-vdekja-e-mistershme-e-binjakeve-5-muajsh-merren-mostrat-e-qumeshtit-pluhur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp