Ora News - Më pak shpendë në lagunat e Lezhës, ja arsyeja

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Censusi i këtij viti tregoi rënie të shpendëve që dimërojnë në lagunat e qarkut të Lezhës. Të dhënat po analizohen nga ekspertët, por mes arsyeve renditet edhe dimri i ngrohtë.

Numri i shpendëve migratorë që po dimërojnë në lagunat e Patokut, Kune Vainit dhe Tales këtë dimër ka pësuar rënie.

Konstatimi ka ardhur pas censusit të shpendëve të zhvilluar në këto rezervate natyrore.

Krisjan Beqiri: Janë në një numër relativisht më të pakët pasi mund të kenë ndikuar dhe kushtet klimaterike, por kjo ju mbetet ekspertëve në dorë.

Në lagunat e Lezhës jetojnë rreth 200 specie shpendësh, ndërsa ekspertët vlerësojnë efektet pozitive të Moratoriumit të Gjuetisë.

Renaldo Xhanaj: Ka shumëllojshmëri të larmishme të shpendëve që na japin impuls pozitiv për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Flora dhe fauna e pasur e lagunave në qarkun e Lezhës, është mes arsyeve që gjithmonë e më tepër këto zona po tërheqin vëmendjen e vizitorëve shqiptarë e të huaj, duke i dhënë kështu shtyrje zhvillimit të turizmit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/me-pak-shpende-ne-lagunat-e-lezhes-ja-arsyeja

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV

Recommended