Agjencia e Shpronësimeve, do krijohet institucion i ri

  • 4 years ago
Të gjitha shpronësimet që kryhen nga institucionet e ndryshme shtetërore për realizimin e investimeve publike do të centralizohen në një agjenci të posaçme.


Qeveria ka sjellë për miratim në Kuvend ndryshimet në ligjin e shpronësimeve, ku parashikohet dhe krijimi i agjencisë, e cila do të merret me procedurat e shpronësimeve. Ajo do të jetë në varësi të Ministrisë që merret me zhvillimin urban.

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli tha se mos rënia dakord për shpronësim është shkaku kryesor për vonesat e përfundimit të projekteve në infrastrukturë. Çmimet dhe sipërfaqet hasin kundërshti të mëdha, duke i çuar palë të në konflikte gjyqësore. Ministria e Infrastrukturës thotë se janë rreth 400 gjyqe të hapura për ndryshim të masës së vlerësimit të shpronësimit, ndërsa nga ana tjetër nuk ka të dhëna të sakta se sa është efekti financiar I vendimeve gjyqësore.

Ndërkohë që përveç trajtimit të kërkesave për shpronësimin dhe mbikqyrjes së procesit, agjencia ka të drejtë të hyjë në negociata me subjektet që shpronësohen, përsa i përket vlerës së shpronësimit dhe afatit të shlyerjes së kësaj vlere, gjithsesi mos rënia dakord nuk e përjashton përplasjen e palëve në Gjykatë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArtanShkreli#Shpronesime#TopChannel