Ora News - Kryebashkiaku me kokainë, PS: Një video nuk është provë, presim drejtësinë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Denoncimet e opozitës për kryebashkiakët socialistë, deri më tani 6, si persona të prekur nga ligji i dekriminalizimit kanë lëkundur pozitat e selisë rozë. Por pavarësisht denoncimeve, PS ka zgjedhur rrugën e procedurave, ku fillimisht presin të flasin organet e drejtësisë dhe më pas të marrin një vendim për personat e akuzuar.

Arben Pëllumbi: Ne nuk mbrojmë askënd që ka probleme me drejtësinë, probleme penale. Shumë mirë që paska filluar nga prokuroria një hetim për këtë çështje. Në rast se kjo është një shkelje e tillë që ai nuk duhet të jetë më në atë vend sigurisht që do të merren masa.

Të njëjtin skenar do të ndjekin edhe me rastin e kryebashkiakut të Bulqizës. Pavarësisht videos së publikuar, ku Alla shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike, socialistët nuk e shohin videon si një fakt për përjashtimin e tij.

Arben Pëllumbi: Nuk mund të marrim një vendim me një indicie, duhet të kemi një provë. Një video nuk është provë ose vetë zotëria duhet të mbajë një qëndrim të caktuar.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kryebashkiaku-me-kokaine-ps-nje-video-nuk-eshte-prove-presim-drejtesine

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp