Liderët e BE-së nënshkruajnë marrëveshjen e Brexit

  • 4 years ago
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nënshkruan të premten marrëveshjen që rregullon Brexit-in, apo largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, javën e ardhshme. Ceremonia e nënshkrimit, që është hapi i parafundit në Brexit, u mbajt pa praninë e mediave.


?Gjërat do të ndryshojnë pashmangshëm, por miqësia jonë do të mbetet. Ne do të nisim një kapitull të ri si partnerë dhe aleatë?, tha Michel në një postim në Twitter. ?Charles Michel dhe unë sapo nënshkruam Marrëveshjen e Tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, duke i hapur rrugë ratifikimit të saj në Parlamentin Evropian?, shkroi Von der Leyen në Twitter.

Parlamenti Evropian pritet ta ratifikojë marrëveshjen për Brexit më 29 janar, duke i hequr Britanisë edhe pengesën e fundit për dalje nga blloku, më 31 janar.

Qytetarët britanikë kanë vendosur për Brexit-in në një referendum të mbajtur në vitin 2016. Pas 31 janarit do të nisë edhe periudha e tranzicionit, e cila do t?iu japë palëve kohë së paku deri më 31 dhjetor, 2020, për të negociuar marrëdhënien e ardhshme. Teksti ligjor i marrëveshjes që specifikon detajet e largimit të Britanisë nga BE-ja përfshin më shumë se 500 faqe.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Brexit#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended