Kontrollet mbi institucionet e sigurisë, në vendnumëro

  • 4 years ago
Përderisa kontrolli mbi agjencitë e përgjimit vendnumëron, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare siguron se institucioni punon në mënyrë të ligjshme. Por për atë se mund të ketë keqpërdorime të bisedave të përgjuara në Agjencinë teknike operative dhe në Agjencinë për siguri kombëtare, dje paralajmëruan nga Këshilli qytetarë për mbikëqyrjen e shërbimeve të sigurisë që në Kuvend duhet të jetë i pavarur. Margarita Caca Nikollovska, anëtare e këtij Këshilli, alarmoi se Kuvendi nuk ndanë para për ekspertët ta fillojnë mbikëqyrjen e dy Agjencive. Njeriu i parë i Agjencisë për siguri kombëtare thotë se nuk do pengojë punën e mbikëqyrjes ndaj tyre.