Nallbani tregon dokumentin për qiranë e Asllan Rusit: Reka dhe Demi të paaftë, të kthejnë topat

  • 4 years ago
Një ditë pas akuzave të forta për mikrofonin e ?Report TV? nga trajnerët e shkarkuar të klubit të volejbollit Studenti, shefi i klubit Blendi Nallbani, tregon për të kundërtën. Fillimisht Nallbani hodhi poshtë akuzat për mospagimin e pallatit të Sportit Asllan Rusi, duke treguar kontratën e firmosur për një sezon me drejtorin e kësaj godine. Ndërkohë lidhur me motivin e heqjes së tyre nga puna Nallbani shprehet:

?Pallati i sportit Asllan Rusi dhe Feti Borova nuk janë për të luajtur futboll dhe kalçeto. Futbolli luhet te fushat e kalçetos dhe luhet edhe në stadium.?Dy trajnerët e shkarkuar, Agim Reka dhe Altin Demi, nën një zë bënë edhe një akuzë tjetër:

?Me ardhjen e këtij drejtori volejbolli mori tatëpjetën që në vitin e parë. Duhet të merret trajneri me gjetjen e autobuzit, gjetjen e biletava e të tjera. Trajneri është specialist nuk ka lidhje më këto.?

Për këtë Nallbani u përgjigj:

?Nuk është serioze që trajnerët të mos marrin pjesë në seansat e stërvitjes. Është turp I madh që një nga trajnerët e volejbollit nuk shko në ndeshje kur ekipi udhëton në rrethe. Kanë dy vite që janë aty dhe janë eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, nuk kanë marrë asnjë kampionat.?

Ndërkohë në fund Blendi Nallbani bëri edhe një thirrje për dy trajnerët që pretenduan se edhe atletet e volejbollistëve janë blerë me shpenzimet e tyre:

?I bëj thirrje miqësisht edhe topat ti kthejnë që mos të bëhet teatër. Sot po e kuptoj që sa fort e paska dash ekipin pasi ka dy dit që ekipi stërvitet dhe nuk kanë topa.?