Rruga për në Theth e rrezikshme, banorët denoncojnë në Top Channel: Të merren masa menjëherë!

  • 4 years ago
Thethi konsiderohet si një nga perlat turistike të vendit, por rruga deri atje është kthyer në një ?makth? të vërtetë.


Ky fshat turistik i cili mbahet si një prej pjesëve më të bukura të alpeve shqiptare ka një sërë problemesh, dhe ajo që po kthehet në një shqetësim për qytetarët është rruga e cila është një element kyç si për turistët ashtu edhe për banorët e zonës.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë denoncuar pranë Top Channel se rruga për të shkuar deri në Theth është tepër e rrezikshme të kalohet.

Sipas tyre ky problem nuk vjen as nga bora dhe as nga akulli, por nga pezullimi i punimeve të firmës që po bëjnë për zgjerimin e rrugës dhe si pasojë rreziku për jetën është i madh.

Banorët kërkojnë nga autoritetet që të merren masa të menjëhershme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Theth#Rruga#TopChannel